Shqipëria në fokus të turistëve të huaj, eksperti: Duhen shumë investime, strukturat akomoduese të pamjaftueshme

schedule14:24 - 4 Shtator, 2023

schedule 14:24 - 4 Shtator, 2023

Eksperti për çështjet e turizmit Leonard Maçi këtë të hënë në një lidhje direkte për Sheshi I Dollarit”, ka dhënë detaje sa i përket fluksit turistikë në vendin tonë gjatë këtij sezoni.

Maçi në fjalën e tij ka theksuar se Shqipëria së fundmi është kthyer në një qendër për vizitorët e huaj, duke vënë theksin se deri më tani nuk ka një model të qartë turistik dhe se janë në mbështetje të atyre që propozojnë ekspertët e huaj.

“Shqipëria një model të qartë për turizmin po e merr nga ekspertët e huaj që mbështesin strukturat shtetërore në këtë drejtim duke sjell modelet më të mira të të bërit turizëm në Shqipëri.ky është një shembull që vjen natyrshëm pasi kemi shtime të ndjeshme sidomos në sektorin privat dhe të gjithë rakordimin në sistemin publik. Natyrisht që edhe prurja e turistëve nga të gjithë shtetet, nga ato që edhe vetë kritikat mirëpriten nga strukturat akomoduese edhe pse ka shumë për tu bërë në këtë drejtim”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ai ka theksuar se është e vështirë që vendi ynë të jetë gati që të presë një numër kaq të madh turistësh.

Unë e kam thënë edhe herë të tjerë se numri i shtretërve në Shqipëri është shumë i pakët në krahasim me atë që pres ven di ynë. Jemi në proporcion me numrin e turistëve që ne presim që të vijnë në Shqipëri pasi ne kemi rreth 100 mijë shtretër, por është e vështirë të mendosh se mund të sistemosh 5 milionë turistë. Infrastruktura rrugore, e inspektimit të pejisazheve është një tjetër element I rëndësishëm në këtë drejtim”, është shprehur eksperti. /abcnews.al