Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Thuram festoi si Lukaku, Lautaro nuk e pranon: Mos e bëj më këtë

schedule11:51 - 4 Shtator, 2023

schedule 11:51 - 4 Shtator, 2023

Interi ka marrë një fitore të madhe teksa ka mposhtur Fiorentinën me rezultatin e thellë 4-0.

Transferimi i ri i Interit, sulmuesi francez Marcus Thuram ka gjetur golin e parë me zikaltërit në këtë sfidë, teksa edhe kapiteni Lautaro Martinez shkëlqeu me dy gola të tjerë.

Megjithatë një gjë interesante ndodhi në momentin që Lautaro realizoi golin e tij, ku Marcus Thuram filloi të festonte në një mënyrë të veçantë, që e bënte Lautaro më parë.

Thuram festoi njësoj si Lautaro dikur me Lukakun, por ai nuk e mori përgjigjen e pritur nga ylli argjentinas. Kapiteni i Interit ia bëri me gisht francezit që mos ta bënte më një festim të tillë dhe ai për “DAZN” më vonë tregoi arsyen.

“A e imitoi Thuram festën me Lukakun? Nuk festoj më kështu”, tha fillimisht Lautaro me gazetarët që vazhduan t’i bëjnë pyetje për Lukakun.

“Pse nuk e ndiqni Lukakun më në Instagram? Thuram është një lojtar i madh, ashtu si Arnautovic dhe Alexis. Jam i lumtur që luaj me ta. A shmangni përgjigjes në pyetjen kryesore? Po (qesh)”, deklaroi kapiteni i Interit.

Inter është në krye të tabelës së bashku me Milanin me nëntë pikë të grumbulluara pas tre ndeshjeve./ h.ll//abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!