Vetëm 16 minuta pas shënimit të golit të parë, “të kuqtë” e Liverpool kanë arritur të dyfishojnë shifrat në sfidën e javës së 4-rt të kampionatit ndaj rivalëve të Aston Villa.
Pas një aksioni fantastik të djemve të Jurgen Klopp, topi përfundon në këmbët e “faraonit”, Mohamed Salah, i cili çon bukur një pasim në zonë drejt “bomberit” uruguajan Darwin Nunez, i cili godet menjëherë portën duke gjetur shtyllën, me topin që përplaset në këmbët e mbrojtësit të Aston Villa, Matty Cash, i cili pa vetëdije dërgon topin në rrjetë, duke e çuar sfidën në rezultatin, 2 me 0. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: