Tiranë, vritet gruaja/ Amanda Pushani, 37-vjeçe, është goditur me thikë nga motra e saj

schedule14:59 - 3 Shtator, 2023

schedule 14:59 - 3 Shtator, 2023

Një 37-vjeçare mbeti viktimë e një krimi në familje në Tiranë. Amanda Pushuani u qëllua për vdekje me thikë nga motra e saj 40 vjeçare Marsela Pushani. Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën në katin e parë të këtij pallati që ndodhet në rrugën Hajdar Hidi, ndërsa policia e zbardhi një ditë më vonë duke vënë në pranga autoren. Marsela Pushani me profesion mësuese në një shkollë private bashkë me të ëmën tentuan të fshehin ngjarjen teksa deklaruan se vajza e familjes vdiq për shkaqe natyrale.

Marsela Pushani pas arrestimit ka deklaruar në polici se Amanda shkoi e dehur në banesë, pasi kishte qëndruar jashtë natën e së premtes dhe me vete kishte edhe disa shishe birre. Në këtë moment ka nisur konflikti pasi ajo dhe nëna i kanë kërkuar llogari për shkak se vijonte ende të pinte edhe pse kishin rënë dakord që ajo do të hiqte dore. 40-vjeçarja ka deklaruar se thikën e mori e motra Armanda dhe teksa tentoi t’ja hiqte nga duart duke u përleshur, ajo u plagos dhe për pasojë humbi jetën.

Me pas nënë e bijë kanë lajmëruar ambulancën duke i treguar se kishte vdekur në mënyrë natyrale, por raporti i autopsisë zbuloi se ajo kishte marrë një goditje me thikë në bark që i solli edhe vdekjen. Marsela Pushani tashmë do të përballet me akuzën e “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”./abcnews.al