Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vera më e nxehtë në historinë e Japonisë, mbi 30 gradë gjatë natës në qytete

schedule12:06 - 3 Shtator, 2023

schedule 12:06 - 3 Shtator, 2023

Në qytetin Itoigawa, në prefekturën Niigata, i cili ndodhet në bregun perëndimor të Japonisë, është shënuar nata më e nxehtë deri tani në atë vend, kur temperatura nuk ka rënë nën 31.4 gradë Celsius.

Në Japoni, temperatura mesatare këtë verë ishte më e larta që nga fillimi i matjeve 125 vjet më parë, sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare Meteorologjike.

Temperatura mesatare nga qershori deri në gusht ishte 1.76 gradë Celsius më e lartë se mesatarja 30-vjeçare. Ndërsa në Japoninë Veriore, ishte tre gradë më e lartë.

Rekordet gjatë natës u vendosën në 248 vende në të gjithë vendin.

Temperatura e sipërfaqes së detit rreth Japonisë gjithashtu u rrit një shkallë mbi mesataren./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!