Evros është një ndër zonat më të rrezikuara nga zjarri ku paniku është rikthyer në zonën e Lefkimit.
Mediat greke kanë raportuar se autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve në zonë që të largohen pasi vatrat e zjarrit po përhapen me shpejtësi,
Kjo ëhstë hera e dytë që në këtë zonë është dhënë një urdhër për evakuimin e banorëve pasi për herë të parë rreziku nga zjarri në Lefkimi ishte më 27 gusht.
Zjarri po shkon drejt fshatit dhe kampit të Brigadës së 7-të
Në Evros këtë të shtunë për shuarjen e dy vatrave të fundit aktive po punojnë 582 zjarrfikës me 122 automjete, 16 divizione këmbësorie, me ndihmën e tetë avionëve dhe dy helikopterëve nga ajri./abcnews.al