E zuri korenti teksa po punonte në tokën e tij, vdes 31 vjeçari në Divjakë

schedule09:40 - 2 Shtator, 2023

schedule 09:40 - 2 Shtator, 2023

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Divjakë me pasojë vdekjen e një 31 vjeçari.

I riu ka qenë duke punuar në tokën e tij, ku dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Biçukas. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!