Sulmi në Kapitol/ Dënohet me 10 vjet burg një anëtar i “Proud Boys”

schedule19:04 - 1 Shtator, 2023

schedule 19:04 - 1 Shtator, 2023

Një anëtar i “Proud Boys” që udhëhoqi trazirat e Kapitolit në SHBA është dënuar me 10 vjet burg.

Dominic Pezzola, një ish-marins amerikan 46-vjeçar, u përlesh me oficerët gjatë sulmit të Kapitolit më 6 janar 2021.

Ai u dënua për sulm ndaj policisë dhe pengim të një procedimi zyrtar.

Një video selfie e regjistruar në ditën e trazirave tregon Pezzola duke pirë duhan, që ai e përshkroi si një “puro fitoreje” në ndërtesën e Kapitolit.

Pezzola dhe Nordean dolën në gjyq së bashku me tre anëtarë të tjerë të organizatës, duke përfshirë ish-kryetarin Enrique Tarrio dhe veteranët ushtarakë amerikanë Joe Biggs dhe Zachary Rehl.

Të enjten, Biggs dhe Rehl u dënuan me 17 dhe 15 vjet burg respektivisht.

Nga të pestë, Pezzola ishte i vetmi i pafajshëm për komplot kryengritje, një akuzë e aplikuar për të pandehurit për komplot për të rrëzuar qeverinë ose për të përdorur forcën “për të parandaluar, penguar ose vonuar ekzekutimin e çdo ligji të Shteteve të Bashkuara”.

Prokurorët, megjithatë, argumentuan se veprimet e dhunshme të Pezzola-s gjatë trazirave kërkonin një dënim të ashpër.