Pasi dështuan të sillnin në “San Siro”, “bomberin” iranian, Mehdi Taremi, “kuqezinjtë” e Milan tashmë kanë ndërruar tërësisht objektiv, duke u drejtuar nga futbolli anglez, aty ku duket se kanë gjetur “favoritin” për majën e sulmit të “djajve”.
Bëhet fjalë për sulmuesin nga Zambia, i cili aktivizohet te “dhelprat” e Leicester, Patson Daka, me klubet që kanë arritur një marrëveshje për huazimin e 24-vjeçarit në Serie A, huazimi nga i cili klubi i Championship dhe vetë lojtari do të përfitojnë nga 2 milionë euro.
Mirëpo, Daka është ekstra-komunitar dhe Milani ka nisur luftën kundër kohës, për të kompletuar dokumentacionin që do ta vishte kuqezi brenda afatit, duke qenë se merkatoja mbyllet në orën 20:00 të ditës së sotme. /i.m /abcnews.al