Momenti kur droni ukrainas, u “shpëton” helikopterëve rus

schedule14:56 - 1 Shtator, 2023

schedule 14:56 - 1 Shtator, 2023

Inteligjenca ukrainase këtë të premte ka shpërndarë një video ku shihet sesi helikopterët rus ndjekin një dron ukrainas.

Sipas mediave të huaja autoritetet ukrainase kanë shkruar se dy helikopterë dhe një avion armik nuk arritën që të rrëzonin dronin e tyre.

“Në video, shihet një UAV ukrainas që fluturon pranë Kepit Tarkhankut po ndiqet nga dy helikopterë luftarakë dhe një avion. Pavarësisht zjarrit të vazhdueshëm, UAV-ja jonë u largua nga “fusha e betejës” e padëmtuar dhe u kthye me sukses në bazë”, kanë thënë në rrjetet sociale autoritetet ukrainase./abcnews.al