Impiantet fotovoltaike në shkolla, Veliaj: Rrisim pavarësinë energjetike

schedule11:59 - 1 Shtator, 2023

schedule 11:59 - 1 Shtator, 2023

Pas shkollave “Bajram Curri”, “Ismail Qemali” dhe “Kongresi i Manastirit” edhe në dy shkolla të tjera ka nisur puna për vendosjen e impiantit fotovoltaik, falë projektit “Sunny School”.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj bën me dije se po punohet për vendosjen e impiantit fotovoltaik në shkollat “Gustav Meyer” dhe “Gjergj Canco”.

“Mirënjohje për OSFA! – Falë këtij bashkëpunimi do të rritet pavarësia energjike e shkollave duke fuqizuar përpjekjet kundër ndryshimeve klimaterike”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.

Krahas ndërtimit të shkollave të reja, Bashkia e Tiranës ka punuar gjatë gjithë verës dhe për rehabilitimin e institucioneve arsimore ekzistuese që gjithçka të jetë gati këtë shtator./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!