“Prej një viti 21 vjeçarja ngacmohej seksualisht nga 68 vjeçari”, detaje të reja nga plagosja me thikë në Vaun e Dejës

schedule10:19 - 1 Shtator, 2023

schedule 10:19 - 1 Shtator, 2023

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e 68 vjeçarit mbrëmjen e së enjtjes në fshatin Dejë, Vau i Dejës nga një 21 vjeçari. Gazetari Simon Shkreli raporton për ABC News se 21 vjeçarja në deklaratën e saj në polici ka theksuar se kishte një vit që ngacmohej nga 68 vjeçari Zef Paloka me qëllim të kryerjes së marrëdhënieve seksuale me njëri tjetrin.

Ndër të thera mësohet se 21 vjeçarja Nikoleta Zefi ka sqaruar se mbrëmjen e djeshme ndodhej jashtë banesës së saj kur sërish 68 vjeçari e ka ngacmuar, dhe në atë moment ajo është future në banesë ku ndodhej vetëm motra ka marrë thikën dhe ka qëlluar disa herë Palokën.

LEXO EDHE: “Ishte vetëm në shtëpi”, si i moshuari tentoi të përdhunonte të renë në Vaun e Dejës

Sipas informacioneve kanë qenë edhe banorët e lagjes të cilët kanë qenë në dijeni të këtij konflikti mes 21 vjeçares dhe 68 vjeçarit pasi ky I fundit e ngaçmonte herë pas here.

Menjëherë pas ngjarjes 21 vjeçarja është vetëdorëzuar në policinë e Shkodrës ndërsa 68 vjeçari ndodhet në reanimacion për shkak të plagëve të marra.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dejë, Vau i Dejës rreth orës 23:00 të mbrëmjes së të enjtes./abcnews.al