Qyteti kinez Shenzhen njoftoi se po mbyll zyrat, dyqanet dhe tregjet në qytet, për shkak të ardhjes së tajfunit Shaola. Qyteti me 17.7 milionë banorë vendosi të “mbyllte zyrat, dyqanet dhe tregjet nga ora 16:00″ tha agjencia e menaxhimit të fatkeqësive, e cila paralajmëroi se tajfuni Saola mund të sjellë “stuhi të fortë”.
Autoritetet u bënë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre ndërsa siguruan se do të hapen të gjitha strehimoret në dispozicion. Autoritetet në Shenzhen kishin njoftuar tashmë dje se shkollat nuk do të ishin të hapura sot.
Typhoon #Saola will pass very close to Hong Kong. Heavy rainfall, urban flooding, and storm surge should be expected along the Guangdong coast. pic.twitter.com/Fmi34gWRAu
— Zoom Earth (@zoom_earth) August 31, 2023
Sipas Shërbimit Meteorologjik Kombëtar të Kinës, Shaola mund të arrijë në tokë në Kinën jugore të premten mbrëma ose të shtunën në mëngjes [me orën lokale], përgjatë bregut të provincës Guangdong./abcnews.al