Një 50-vjeçar ka humbur jetën këtë të premte në fshatin Gjorm të Vlorës.
Edhe pse fillimisht u raportua se personi humbi jetën për shkak të shpërthimit të një bombole gazi, dyshohet se në oborrin e banesës së tij ka shpërthyer një lëndë plasëse.
Ai është dërguar me urgjencë për në spitalin e Vlorës por ka ndërruar jetë gjatë rrugës.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat./abcnews.al