UKRAINË- Është konfirmuar vdekja e një britaniku, i cili, sipas familjes së tij, kishte luftuar në Ukrainë. Vëllai i tij, Daniel përmes një postimi në Facebook tha se Samuel Newey, 22-vjeçar u vra në aksion në Ukrainë, shkruan Sky News.
Ai tha se ndihet i thyer, por krenar për kontributin e vëllait të tij për luftën në Ukrainë.
“Nuk mund ta përshkruaj me fjalë se sa i thyer ndihem. Por, nuk mund ta përshkruaj edhe sa krenar jam për vëllain tim të vogël”, ka shkruar ai./ abcnews.al