Japonia planifikon të kryejë shpenzime rekord për mbrojtjen mes tensioneve me Kinën

schedule16:20 - 31 Gusht, 2023

schedule 16:20 - 31 Gusht, 2023

Ministria e Mbrojtjes në Japoni kërkoi këtë të enjte një shpenzim rekord prej 52.67 miliardë dollarë  për rritjen e shpenzimeve ushtarake për vitin 2024.

Plani, i shpallur vitin e kaluar, synon të dyfishojë shpenzimet e mbrojtjes në 2% të prodhimit të brendshëm bruto deri në vitin 2027, pasi përballet me një Kinë gjithnjë e më të sigurt dhe një Kore të Veriut të paparashikueshme, shkruan Reuters.

Kërkesa për rritje të shpenzimeve ushtarake vjen pasi marrëdhëniet e Japonisë me Kinën janë përkeqësuar ndjeshëm.

Javën e kaluar, Japonia filloi të hedhë ujë radioaktiv nga centrali i saj bërthamor i shkatërruar në Fukushima në det; Kina e dënoi këtë veprim, duke ndaluar importet japoneze të ushqimeve të detit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!