Kledisi dhe Rediani janë kuzhinierë në dy prej restoranteve të njohura në kryeqytet. Për ish nxënësit e shkollës së mesme të Hoteleri- Turizmit në Tiranë pasioni është kthyer në burim të ardhurash.
“Kam dy vite e gjysmë që punoj në kuzhinë. Me anë të shkollës normalisht, bëmë praktikat pastaj na morën në punë. I kam provuar të gjitha degët e Hoteleri-Turizmit, kamarier, banakier, aktualisht jam në kuzhinë.”
“Kërkoj nga vetja e kjo më plotësonte dëshirat që kisha. Shkolla na ka dhënë eksperiencë dhe bizneset na kanë hapur dyert. Kemi qenë ndihmësa, sot jemi shefa, drejtojmë kuzhinën”
Nëse më parë nxënësit linin gjimanzet për shkollat profesionale prej dëshirës tashmë është mundësia e punësimit të shpejtë dhe me pagë të kënaqshmë që i çon drejt tyre. Numri i lartë i të huajve që zgjodhën të vizitojnë Shqipërinë këtë verë duket se ka nxitur të rinjtë të kthejnë sytë nga turizmi. Këtë e tregojnë regjistrimet në shkollën profesionale të Hoteleri-Turizmit në Tiranë.
“Regjistrimet janë në nivele shumë të mira krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të shkuar. Numri i regjistrimeve është rritur me 10%. Punësimi I menjëhershëm, njohja me bizneset gjatë praktikave, por dhe mundësitë për të shkuar në universitet kanë ndikuar në rritjen e numrit të nxënësve të regjistruar. Përpos kësaj tashmë dihet që turizmi është prioritet, shifrat po rriten nga viti në vit dhe ka shumë nevojë për punonjës të kualifikuar në industrinë e mikpritjes dhe vetë industria e mikpritjes e ka kuptuar që duhet të marrë punonjës të kualifikuar dhe ka kuptuar që punonjësit duhen paguar.”
Regjistrimet për hyrjet e reja në shkollën e mesme të Hoteleri-Turizmit në Tiranë kanë filluar që në korrik dhe do të zgjasin deri në fund të shtatorit. Ndërkohë çdo vit nga kjo shkollë dalin rreth 250 specialistë, por nevojat e tregut janë më shumë se kaq.
“Duhet të kemi rritje të numri të nxënësve për tju përgjigjur nevojave të tregut. 250 nxënësit përballojnë nevojen në Tiranë, por problem lind gjatë sezonit, ku kërkesat në bregdet janë më të mëdha se kapaciteti i jugut, ato i plotësojnë nxënësit tanë”
Ndërsa për bizneset fluksi i shtuar i turistëve nxorri në pah rëndësinë e punonjëve të kualifikuar këtyre të fundit iu tregojë vlerën e drejtimit të marrë e iu shtoi pritshmëritë.
“Më është rritur rroga, rritet puna rritet dhe kerkesa ime”
“Synimi është të drejtoj një hotel në Shqipëri, nëse ke dëshirë i ke të gjitha mundësitë”