Vuçiç për dialogun: Idetë janë të shumta, vetëm zgjidhjet po mbarojnë

schedule15:37 - 31 Gusht, 2023

schedule 15:37 - 31 Gusht, 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka folur rreth takimit që zhvilloi ditën e djeshme në Beograd me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Vuçiç u shpreh se për dialogun ka shumë ide, por se nuk mund të gjesh zgjidhje, kur flet me njerëz që nuk kërkojnë zgjidhje, duke iu referuar qeverisë në Prishtinë, shkruan Euronews Serbia.

“Mund të rrinim 10 orë, kam frikë se do të ishte e vështirë të gjesh një zgjidhje kur flet me njerëz që nuk do të kërkojnë zgjidhje, kur flet me njerëz nga Prishtina që kërkojnë një arsye dhe një mënyra për të sulmuar njerëzit në veri. Dëshira e tij është të dëbojë serbët nga veriu, dëshira e të gjithëve është e njëjta narrativë që ekziston në shumë pjesë të ish-Jugosllavisë”, theksoi ai.

“Kurti do të donte të kishte pasardhësit e tij serbë, ju keni atë që drejtonte një kartel droge dhe u shantazhua për të qenë bashkëpunëtori i tij më i ngushtë”, shtoi Vuçiç./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!