Një grua ka arritur të pengojë rrëmbimin e një 11-vjeçareje, pas përpjekjes së dy burrave për ta rrëmbyer atë. Gruaja ndërhyri pasi dëgjoi burrat që po pyesnin 11-vjeçaren nëse ajo ishte vetëm.
Vajza shihet, në pamjet e kamerave të sigurisë të siguruara nga Daily Mail, duke folur me një burrë në një rrugë në juglindje të Londrës, teksa po dilte nga një dyqan dhe besohet se po përpiqej ta bindë atë të largohej me të.
Një shitës gjithashtu dyshoi se burri po e vëzhgonte nga afër vajzën. Një grua shihet duke kaluar pranë burrit dhe vajzës . Ai hyn në dyqan, por shikon vajzën pak para se të hyjë.
Gruaja hyn sërish në rrugë 25 sekonda më vonë dhe i thotë burrit të largohet, përpara se t’i bëjë shenjë vajzës që të vijë me të në dyqan, ku ajo thërret policinë.
Rrëmbyesi i dyshuar, i cili besohet të ketë qenë me një burrë tjetër aty pranë, u largua. Me sa duket gruaja e kishte dëgjuar duke e pyetur vajzën nëse ishte vetëm, ndaj ka ndërhyrë me shpejtësi.
Të dy personat janë në kërkim nga policia.
/abcnews.al