Një 60 vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane pasi është kapur duke shpërndarë drogë pranë një lokali në Punta Marina.
Mediat vendase shkruajnë se shqiptari është ndaluar nga Skuadra e Policisë. Oficerët e policisë kanë vënë re burrin duke shkëmbyer dy doza kokainë me një blerës italian, i cili gjithashtu është arrestuar.
Atij i janë gjetur 200 euro kesh dhe dy doza të tjera. Gjatë kontrollit në banesën e tij autoritetet kanë gjetur dhe sekuestruar 400 euro të tjera cash, një peshore precize, dy doza kokainë dhe një plumb i kalibrit 38./abcnews.al