Nga qiratë për punonjësit e Gardës te kredia me interes zero për efektivët, Balla njofton vendimet e qeverisë: Ja kush përfiton

schedule13:53 - 30 Gusht, 2023

schedule 13:53 - 30 Gusht, 2023

Nga sot, të gjithë punonjësit e Gardës se Republikës të cilët për shkak të detyrës detyrohen të ndryshojnë vendbanim nga një qytet në një tjetër, do të mbulohen me qira nga shteti.

Vendimi u mor këtë të mërkurë në mbledhjen e qeverisë, ndërsa u njoftua nga ministri i Brendshëm Taulant Balla.

“Për të gjithë punonjësit e Gardës së Republikës, që për shkak të detyrës detyrohen të jetojnë në një qytet tjetër, është e domosdoshme që të sigurojmë mbulimin e qirasë për ta dhe familjes së tyre.” Ndër të tjera Balla tha se efektivët e policisë do të mund të marrin kredi me interes zero, duke plotësuar disa kritere.

“Është rasti sot të ndaj me ju vijimin e një vendimmarrje, lidhur me trajtimin me kredi me interes zero të punonjësve të policise, brenda moshës 40 vjeç dhe që nuk kane një banesë. Garantoj cdo punonjës, që pas pak ditësh për shkak se do duhet të ngrihet formati brenda sistemin e Albania, besoj brenda 15 shtatorit do jetë gati, të aplikojnë.

Janë rreth 900 punonjës që kanë problematika me strehimin, synojmë që brenda 4 muajve të mbetur të trajtojmë 100 familje, dhe në 2025 të mbyllet e gjithë kjo fashë.

E kam thënë prej ditës parë, që trajtimi dinjitoz i punonjësve është i dosmosdoshëm. Do vijojmë ta kemi ovbjektiv themelor, përpara festave të fundvitit, do vizitoj disa prej punonjësve në banesat e reja.” -vijoi me tej Balla.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!