Skandal në Kinë/ Arrestohet Liu Jun, ishte CEO i Interit në epokën e “Suning”

schedule14:07 - 30 Gusht, 2023

schedule 14:07 - 30 Gusht, 2023

Liu Jun, numri një në ligën kineze është arrestuar. Akuza ndaj tij, zbulojnë mediat nga Kina, është ajo e korrupsionit.

Lajmi po bën bujë edhe në Itali për shkak të së shkuarës së tij, pasi ishte president i Jiangsu Suning, klubi kinez që falimentoi, por edhe menaxher i Interit.

Por mbi të gjitha, drejtoi i përkohshëm i Interit në vitin 2016 në vend të Bolingbroke, pra menjëherë pas mbërritjes në Milano të grupit të njohur “Suning” që mori shumicën e aksioneve nga indoneziani Thohir.

Arrestimi i Jun pason hetimin që u ngrit pak më parë me Chen Xuyuan, president i federatës kineze të futbollit. Ky i fundit ishte gjendur në syrin e tornados për shkelje të rënda të dyshuara të ligjit./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!