Një vajzë dy vjeçare ka humbur jetën pasi u përplas nga një makinë në një park lojërash në Cambridgeshire.
Isabella Tucker, nga Ronald Street, Londër, u dërgua në spital në King’s Lynn me ambulancë rreth orës 18:45 të premten, 25 gusht. Më vonë ajo vdiq nga plagët e marra.
Në një homazh për vajzën e saj, Vaida Sprainyte tha: “Një vajzë e bukur dhe motër e vogël. Është kaq e lehtë të të dua. Të kam dashur nga shikimi i parë dhe do të të dua përgjithmonë”.
Një grua 42-vjeçare nga zona e Leeds u arrestua me dyshimin se shkaktoi vdekjen nga drejtimi i pakujdesshëm dhe u lirua me kusht për t’u kthyer në Stacionin e Policisë Thorpe Ëood në Peterborough më 24 nëntor.
Incidenti ndodhi në Fermën Horsley Hale, një vendpushim fantastik në kufirin e Cambridgeshire Norfolk./abcnews.al