Një 67 vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës për ngacmim seksual. Ka qenë 15 vjeçarja që ka bërë denoncim në polici se shtetasi Jorgo Shemsho e kishte ngacmuar seksualisht në banesën e saj.
Sipas informacioneve 67 vjecari dyshohet të ketë lidhje intime me nënën e vajzës 15 vjecare.
Ditën e djeshme kur ka shkuar në banesën e tyre ka ngacmuar seksualisht të miturën.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin J. Sh., 67 vjeç, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, pasi ka njoftuar një 15-vjeçare, se në banesën e saj, ky shtetas po e ngacmonte seksualisht.”, njofton policia./abcnews.al