Kievi akuzon Papa Françeskun për ‘propagandë imperialiste’

schedule08:43 - 29 Gusht, 2023

schedule 08:43 - 29 Gusht, 2023

Kievi ka sulmuar Papa Françeskun duke e akuzuar atë për “propagandë imperialiste” në një fjalim të mbajtur më 25 gusht nëpërmjet një video live në Ditën e Rinisë Ruse në Shën Petersburg.
Në një postim në Facebook, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko , citon një fragment nga fjalimi që i atribuohet papës:

“Mos harroni kurrë trashëgiminë tuaj. Ju jeni fëmijët e Rusisë së madhe: Rusia e madhe e shenjtorëve , e mbretërve, Rusia e madhe e Pjetrit I, Katerina II, ajo perandori e madhe, e kulturuar, e kulturës së madhe dhe e njerëzimit të madh. Mos hiqni dorë kurrë nga kjo trashëgimi. Ju jeni trashëgimtarë të Nënës së madhe Rusi, vazhdoni me të. Dhe faleminderit, faleminderit ju për mënyrën tuaj të të qenit, për mënyrën tuaj të të qenit rus”.

Zyrtari ukrainas shkruan: “Ky është një citim nga fjalimi i Papa Françeskut drejtuar pjesëmarrësve të Ditës së 10-të të Rinisë Katolike Gjith-Ruse të mbajtur në Shën Petersburg më 25 gusht. Është me një propagandë të tillë imperialiste, shkruan ai, dhe ‘nevoja “për të shpëtuar ” Nënën e madhe Rusinë” që Kremlini justifikon vrasjen e mijëra burrave dhe grave ukrainase dhe shkatërrimin e qindra qyteteve dhe fshatrave të Ukrainës”.

“Është vërtet për të ardhur keq që idetë e një fuqie të madhe ruse, të cilat në fakt janë shkaku i agresivitetit kronik të Rusisë, me vetëdije apo pa vetëdije, dalin nga buzët e Papës, misioni i të cilit, për mendimin tonë, është pikërisht për të hapur sytë e rinisë ruse ndaj kursit shkatërrues të udhëheqjes aktuale ruse”, shton më tej ministri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!