Për herë të parë në botë, shkencëtarët thonë se një krimb 8 cm është gjetur i gjallë në trurin e një gruaje australiane. Paraziti i kuq mund të ketë ekzistuar deri në dy muaj. Studiuesit po paralajmërojnë se rasti nxjerr në pah rrezikun e shtuar të sëmundjeve dhe infeksioneve që kalojnë nga kafshët te njerëzit.
“Të gjithë [në] atë sallë operacioni u tronditën kur [kirurgu] mori disa pinca për të kapur një anomali dhe anomalia doli të ishte një krimb i gjallë, i gjallë 8 cm i kuq,” tha Sanjaya Senanayake, një mjeke infektive në Spitalin e Kanberrës duke shtuar se kjo nuk është parë ndonjëherë tek një qenie njerëzore.
Studiuesit, të cilët botuan gjetjet e tyre në revistën Emerging Infectious Disease , thanë se gruaja ndoshta e mori infeksionin nga ëarrigal, një lloj barishteje vendase, që e mblodhi pranë shtëpisë për ta gatuar. Studiuesit thonë se gruaja ndoshta ishte infektuar nga prekja e barishtes ose pasi e hëngri atë.
Drejtoresha e mikrobiologjisë klinike në Spitalin Canberra dhe profesoresha e asociuar në Shkollën Mjekësore ANU, Karina Kennedy, tha se simptomat e gruas u shfaqën për herë të parë në janar 2021 dhe, pasi ato u përkeqësuan gjatë një periudhe prej tre javësh, ajo u shtrua në spital.
“Ajo fillimisht zhvilloi dhimbje barku dhe diarre, e ndjekur nga ethe, kollë dhe gulçim. Në retrospektivë, këto simptoma ishin të mundshme për shkak të migrimit të larvave të krimbave të rrumbullakët nga zorrët dhe në organe të tjera, të tilla si mëlçia dhe mushkëritë. Janë kryer mostra respiratore dhe një biopsi pulmonare; megjithatë, asnjë parazit nuk u identifikua në këto ekzemplarë,” tha ajo.
Deri në 2022, gruaja ka treguar se harronte shpesh. Për këtë arsye, ajo bëri një skanim skanim MRI, i cili tregoi një lezion në trurin e saj. Mjekët u tronditën kur zbuluan krimbin. Sanjaya Senanayake, eksperte për sëmundjet infektive, tha se rasti nënvizonte rrezikun në rritje të kalimit të sëmundjes nga kafshët te njerëzit.
“Ka pasur rreth 30 infeksione të reja në botë në 30 vitet e fundit. Nga infeksionet e reja globalisht, rreth 75 për qind janë zoonotike , që do të thotë se ka pasur transmetim nga bota e kafshëve në botën njerëzore. Këtu përfshihen edhe koronaviruset”, tha ajo. Gruaja vazhdon të monitorohet nga specialistët./abcnews.al