Në arrati prej 17 vjetësh, droni gjen shpellën ku fshihej 63 vjeçari

schedule14:07 - 30 Shtator, 2019

schedule 14:07 - 30 Shtator, 2019

Policia kineze ka arrestuar një 63 vjeçar, i cili ishte në arrati prej 17 vjetësh. Policia zbuloi fshehjen e tij në shpellë falë përdorimit të droneve.

63-vjeçari, i quajtur Song Jiang, ishte burgosur për trafikimin e grave dhe fëmijëve, por u arratis nga burgu në vitin 2002. Ai kishte jetuar në një shpellë të vogël të shkëputur nga ndërveprimi njerëzor për vite me radhë.

Policia e Yongshan mori të dhëna rreth vendndodhjes së Song në fillim të shtatorit, të cilat i çuan në malet prapa vendlindjes së tij në provincën Yunnan në Kinën jug-perëndimore.

Pas kërkimeve të rregullta policia nuk arrti të gjejë asgjë, kështu që autoritetet dërguan drone shtesë për të ndihmuar oficerët. Dronet vunë re një pllakë çeliku me ngjyrë blu në një shkëmb të pjerrët, si dhe gjurmë të mbeturinave shtëpiake aty pranë.

Policia hyri më këmbë dhe gjeti 63 vjeçarin në një shpellë të vogël, ku ai ishte fshehur për vite me radhë. Sipas policisë, burri kishte jetuar në izolim për aq kohë sa ishte e vështirë për të të komunikonte me oficerët.

Mediat shtetërore thanë që Song kishte përdorur shishe plastike për të marrë ujë të pijshëm nga një lumë, dhe degë pemësh për të bërë zjarr.

Ai është dërguar përsëri në burg. /abcnews.al