Çfarë po ndodh mes Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid?

schedule09:55 - 28 Gusht, 2023

schedule 09:55 - 28 Gusht, 2023

Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid janë “ende duke folur” dhe “po argëtohen” së bashku.

Edhe pse dyshja janë parë disa herë në të kaluarën, një burim i tha Us Weekly, “Leo dhe Gigi ende flasin herë pas here dhe shihen mjaft shpesh, sepse shoqërohen në rrethe të njëjta shoqërore. Ata e respektojnë njëri-tjetrin dhe argëtohen kur janë bashkë, por nuk është një marrëdhënie,” zbuloi më tej raporti.

Në atë kohë, një burim i tha People se të dy yjet “e njohin njëri-tjetrin, por nuk po takohen”. Një tjetër i brendshëm tha: “Leo është padyshim pas Gigi-t. Ata shoqërohen me grupe njerëzish. Kanë kaluar vetëm disa javë nga ndarja. Që atëherë, ai ka qenë duke u shoqëruar me miqtë dhe familjen”.

Aktori i Wolf of Wall Street u lidh për herë të parë me modelen vetëm disa javë pas ndarjes së tij nga e dashura e atëhershme prej katër vitesh, Camila Morrone, menjëherë pas ditëlindjes së saj të 25-të. Disa muaj më vonë, në nëntor, DiCaprio dhe Hadid shijuan darkën së bashku në Big Apple dhe hëngrën në Cipriani.

Ata u panë më vonë duke kaluar kohë së bashku në mars në një festë Oscar dhe më vonë në Festivalin e Filmit në Kanë në maj.

Po atë muaj, Leonardo dhe Gigi morën pjesë në një festë të mbajtur në Zero Bond në Nju Jork.

Thashethemet për një lidhje u ndezën edhe një herë kur dyshja u panë në festën e David Rosenberg në Bridgehampton gjatë fundjavës së 4 korrikut. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!