Zelensky: Zgjedhjet mund të mbahen edhe në kohë lufte nëse Perëndimi na ndihmon financiarisht

schedule09:56 - 28 Gusht, 2023

schedule 09:56 - 28 Gusht, 2023

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke iu përgjigjur thirrjeve të një senatori amerikan për të mbajtur zgjedhjet në vitin 2024, tha se zgjedhjet mund të mbahen edhe  në mes të luftës nëse partnerët e Kievit e ndihmojnë.

Në Ukrainë është vendosur ligji ushtarak, që do të thotë se zgjedhjet nuk mund të mbahen. Ligji ushtarak rinovohet dhe zgjatet çdo 90 ditë. Mandati aktual do të përfundojë më 15 nëntor, pas datës në të cilën zgjedhjet parlamentare duhet të mbahen në tetor, por përpara zgjedhjeve presidenciale që normalisht duhet të mbahen në mars 2024.

Parlamentarët amerikanë vizituan Kievin më 23 gusht, duke përfshirë senatorin Lindsey Graham.

Zelensky në intervistën e tij televizive me Natalya Moseychuk në rrjetin televiziv 1+1 Channel tha se ai diskutoi çështjen e zgjedhjeve me senatorin amerikan, duke përfshirë çështjen e financimit dhe nevojën për ndryshimin e legjislacionit.

“I dhashë Lindsey një përgjigje shumë të thjeshtë shumë shpejt,” vuri në dukje ai. “Ai ishte shumë i kënaqur me të. Për sa kohë që deputetët tanë janë të gatshëm ta bëjnë këtë”.

Presidenti ukrainas nënvizoi se kostoja e procesit zgjedhor në kohë paqe arrin në 5 miliardë hryvnia (rreth 124 milionë euro).

“Nuk e di sa para duhen në kohë lufte. Kështu i thashë, nëse SHBA-ja dhe Evropa ofrojnë mbështetje financiare”. Zelensky shtoi: “Unë nuk do të marr para nga armët për t’i dhënë për zgjedhjet.” Dhe këtë e parashikon ligji”.

Përveç kësaj, Zelensky i tha Grahamit se vëzhguesit e zgjedhjeve duhet të shkojnë në llogore. “I thashë: Ju dhe unë duhet të dërgojmë vëzhgues në vijën e parë të frontit që të kemi zgjedhje legjitime për ne dhe për të gjithë botën”.

Ukraina do të ketë gjithashtu nevojë për ndihmë që miliona refugjatë që janë strehuar në vende të ndryshme, kryesisht në BE, të votojnë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!