Performoi me flamurin serb, e ëma i ‘tërheq veshin’ Rita Orës: Më ke bërë nervoze

schedule07:54 - 28 Gusht, 2023

schedule 07:54 - 28 Gusht, 2023

Rita Ora ka qenë në qendër të kritikave pasi performoi me flamurin serb në skenë. Këngëtarja shqiptare me famë botërore po interpretonte në Hungari në Festivalin e Rinisë në Szeged. Gjatë performancës, fansat i hodhën asaj një flamur serb, të cilin ajo e vendosi në krahë.

Videoja u bë shumë shpejt virale dhe ylli i muzikës u detyrua të bënte një sqarim ku theksonte se nuk e kishte parë se cilit shtet i përkiste flamuri ndërsa theksonte se ishte krenare për origjinën e saj. Megjithatë, nuk kanë qenë vetëm fansat të cilët e kanë kritikuar këngëtaren për këtë veprim.

Ka qenë nëna e saj, Vera Ora, e cila ka treguar se e ka qortuar të bijën. ‘M’fal të kom bërtit shumë por më ke bo nervoz. Mos u trullo’, është shprehur Vera.

Rita performoi me flamurin serb, Vera Ora ka dy fjalë për të

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!