“Betimi i Belerit”, Rama: Ligji nuk e lejon, nuk është kompetencë e qeverisë ta nxjerrë nga burgu

schedule10:44 - 27 Gusht, 2023

schedule 10:44 - 27 Gusht, 2023

Kryeministri Edi Rama në një intervistë të dhënë për median greke Kathimerini, ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e Belerit, për blerje votash.

Ai është pyetur se pse vijon që kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës është i vetmi që po qëndron në burg nën akuzën e shit-blerjes së votave, ku shprehet se nuk është kompetencë e qeverisë burgosja e tij.

“Përgjigja është shumë e thjeshtë, e para burgosja e njërit e mosburgosja e tjetrit nuk ka fare lidhje me qeverinë dhe mua. E dyta, burgosja e njërit ka të bëjë me kapjen në flagrancë. Çështjet e tjera bazohen në akuza dhe hetimet vijojnë. Kështu që krahasimi nuk qëndron realisht”, është shprehur Rama.

LEXO EDHE: “Beleri’ çështje e Shqipërisë”, Rama për Kathimerinin flet, pasi nuk u ftua nga Mitsotakis: Nuk e marr personale, unë nuk do ta bëja

Gjithahstu Rama ka theksuar se askush deri më tani nuk i di provat e plota të arrestimit të Belerit, pasi sipas tij janë sekret hetimor.

Askush nuk di provat e plota përveç prokurorëve, që mbeten në heshtje për shkak të sekretit të investigimit. Kur të shfaqen në gjykatë provat e plota do të bëhen të njohura tek të gjithë e atëherë kushdo mund të gjykojë. Nuk komentoj sepse asnjëherë nuk komentoj punën e këtyre institucioneve të drejtësisë. Nuk do gjeni asnjë çështje të komentuar nga unë. E vetmja ndërhyrje qeveritare që kur reforma në drejtësi mori rrugën e saj është ndërhyrja e qeverisë greke. Nga qeveria shqiptare nuk ka pasur e nuk do ketë asnjë ndërhyrje”, ka thënë kreu i qeverisë.

Ndërkohë sa I përket mbështetjes që mund ti jepet atij për tu betuar në burg, Rama është shprehur se ligji nuk e lejon një gjë të tillë.

Mund të gjeni “dritaren” më të vogël në legjislaturën tonë që të lejojë betimin në burg me noter? Nuk ekziston diçka e tillë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!