Qyteti gjerman thyen rekord, mbledh numrin më të lartë të njerëzve të veshur si Harry Potter

schedule23:29 - 26 Gusht, 2023

schedule 23:29 - 26 Gusht, 2023

Qyteti i Hamburgut vendosi sot një rekord të ri botëror për grumbullimin më të madh të njerëzve të veshur si Harry Potter, me një pelerinë të gjatë të zezë, syze të rrumbullakëta dhe një shenjë në ballë.

Pikërisht 1758 persona me pamjen e magjistarit të famshëm të krijuar nga autorja britanike Joanne Rowling u mblodhën në sheshin e bashkisë së këtij qyteti verior gjerman, sipas organizatorëve të konkursit.

Mes të pranishmëve kishte një numër të madh fëmijësh dhe adoleshentësh. Harry Potter “më ka magjepsur gjithmonë, gjithë kjo botë magjike”, tha 16-vjeçarja Isabelle Zichting, e cila nuk donte ta humbiste këtë ngjarje.

Ftesa për mbledhjen e “Harry Potter” erdhi si pjesë e një dite që festonte botimin e vëllimit të parë në gjuhën gjermane të serisë së suksesshme letrare nga Carlsen Verlag i Hamburgut 25 vjet më parë.

Qyteti australian i Perthit mbante rekordin e mëparshëm nga viti 2017, me 997 pjesëmarrës në konkurs./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!