“Demat” kërkojnë fitoren e parë të sezonit, publikohen formacionet e sfidës RB Leipzig-Stuttgart

schedule19:36 - 25 Gusht, 2023

schedule 19:36 - 25 Gusht, 2023

Në orën 20:30, “demat” gjermanë të RB Leipzig do të presin në “Red Bull Arena”, rivalët e Stuttgart, në përballjen e vlefshme për javën e dytë të kampionatit gjerman të futbollit Bundesliga, ku kërkohet vetëm fitorja.

Përsa i përket formacioneve, tekniku i Leipzig, Marco Rose ka vendosur t’i rreshtojë djemtë e tij me formulën 4-2-2-2, ku në portë si zakonisht është pozicionuar Blaswich. Në krahët e mbrojtjes janë Henrichs e Raum, me qendrën që mbulohet nga Orban e Simakan. Para mbrojtjes janë vendosur Kevin Kampl e Schlager, ndërsa “organizimi” i lojës i është besuar dyshes Xavi Simons e Dani Olmo. Ndërkaq, sulmi do të plotësohet nga “bomberat”, Lois Openda e Youssef Poulsen.

Në krahun tjetër, tekniku Sebastian Hoeness e ka vendosur skuadrën e tij në lojë, me formulën 4-2-3-1, ku në portë është vendosur Nubel e para tij Ito, Zagadou, Anton e Stenzel. Më të tërhequr në mesfushë janë Karazor e Egloff, ndërsa treshja Fuhrich-Jeong-Silas do të jenë në mbështetje të sulmuesit të vetëm, Serhou Guirassy. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare