Kapet 9.5 ton kokainë në Spanjë, sasia më e madhe e zbuluar ndonjëherë në vend

schedule17:04 - 25 Gusht, 2023

schedule 17:04 - 25 Gusht, 2023

Policia spanjolle njoftoi të premten sekuestrimin e afro 9.5 tonëve kokainë me origjinë nga Ekuadori, duke shënuar ngarkesën më të madhe të kapur ndonjëherë në vend. Droga u kap të mërkurën në portin e Algeciras dhe përbën dërgesën më të madhe të kokainës të zbuluar në Spanjë deri më sot.

9,436 kilogramë u gjetën të fshehura në arka me banane në një enë frigoriferike, shpjeguan autoritetet. Ky operacion është një “goditje e paprecedentë ndaj një prej organizatave më të mëdha kriminale, në nivel global, në trafikun e kokainës, marrës të së cilës ishin rrjetet kryesore kriminale në Europë”.

Në këtë dërgesë u gjetën logot e mbi 30 organizatave kriminale evropiane. Organizata përgjegjëse për këtë transport mund të dërgonte 40 kontejnerë në muaj në Evropë dhe kishte një rrjet të gjerë tregtar për dërgimin e kontejnerëve nga Ekuadori në Spanjë”, duke përdorur gjithashtu portin e Vigos.

Policia nuk ka njoftuar për të arrestuar gjatë këtij operacioni./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!