Monedha evropiane ditët e fundit ka fituar shumë pikë kundrejt monedhës vendase.
Eksperti për çështjet ekonomike, Adrian Civici i ftuar tek “Sheshi i Dollarit”, ka komentuar ndryshimet e fundit që kanë pësuar tregu i këmbimit të monedhave, ku thekson se duhet të presim pasi lëvizjet ditore apo javore nuk janë treguar të trendit.
Gjithashtu thekson se ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë është një tjetër faktor që ka ndikuar, por sërish është shpejt për të parë një reflektim në lidhje me këtë ndryshim.
“Mendoj se janë disa faktorë. Fakti që sa herë analizohet se nga erdhi kjo, janë shumë faktorë, turizmi, rritja ekonomike, apo paratë informale, është shpejt për të dhënë që tani që stabilizimi i euros erdhi për shkak të sezonit i erdhi fundi.
Rënia e euros kishte edhe një faktor psikologjik. Duhet pritur sepse lëvizjet në një kohë të shkurtër, nuk përcaktojnë trendin normal. Normalisht ka ndikuar edhe ndërhyrja e Bankës”, ka thënë ai. /abcnews.al