Marc-Andre Ter Stegen zgjat kontratën me Barcelonën

schedule14:41 - 25 Gusht, 2023

schedule 14:41 - 25 Gusht, 2023

Marc-Andre Ter Stegen ka vazhduar kontratën me Barcelonën. Ai do të qëndrojë në klub deri në verën e vitit 2028.

Marrëveshja e re pesë vjeçare përfshin një plan për të ndihmuar Barcelonën të kapërcejë kufizimet financiare të Fair Play. Barça do të shpërndajë pagesat gjatë gjithë afatit të kontratës së lojtarit.

Ter Stegen fiton rreth 4 milionë euro në sezon te Barça. Kontrata e re përfshin një rritje pagash, por ai do të marrë më pak se 4 milionë euro këtë vit për të lejuar Barçën të nënshkruajë lojtarë si Inaki Pena.

Ter Stegen u emërua kapiteni i dytë i Barçës pas largimit të Gerard Pique dhjetorin e kaluar. /G.D abcnews.al/