“Impianti i Elbasanit është funksional”, Rama: Përpunimi i mbetjeve kushton, ata që kanë abuzuar SPAK e GJKKO t’i nxjerrë ujin e zi

schedule13:52 - 25 Gusht, 2023

schedule 13:52 - 25 Gusht, 2023

Kreu i qeverisë Edi Rama në një konferencë për gazetarët këtë të premte është shprehur se impianti i Elbasanit është në funksion.

Rama ka theksuar se është e papranueshme të mendosh se pastrimi i mbetjeve bëhet pa lekë, pasi pastrimi kushton ndaj kjo punë do të vijojë.

“Impianti i Elbasanit është funksional, por alternative nuk është që ti hedhim plehrat në lumë që është pa lekë ajo kushton pak, siç është bërë ndër vite, por alternative është ajo që bën bota e qytetëruar përpunimi i mbetjeve kushton shumë para kur unë kam qenë kryetar bashkie kam dashur që ta bëj një impiant të tillë por kosto ishte shumë e lartë, ndaj nuk kisha fonde për ta bërë këtë dhe qytetarëve nuk mund tu kërkoja të bënin një pagesë të tillë.

Fieri  ka edhe një pjesë të fundit dhe pritet që të merret në administrim nga bashkia të bëjë edhe pjesën e fundit dhe të vihet në funksion. Shqipëria ka qenë e mbytur nga mbetjet para se ne të ndërmerrnim këtë politikë dhe ato që kanë abuzuar në këtë proces nuk e errësojnë qëllimin e lartë të pastrimit të Shqipërisë nga plehrat që e kishin mbytur deri në fyt, dhe as rezultatet e kësaj pune që janë evidente.

U vu Tirana në administrim nga shteti, si mendoni ju se ajo punë bëhet pa lekë, jo se nuk funksionon pa para. Pjesa tjetër I takon SPAK dhe Gjykatës që duhet ti nxjerrin ujin e zi asaj historie por kjo nuk e bën nul punën kolosale të bërë dhe këto nisme kanë pasur rolin vendimtar që Tirana, Elbasani dhe Fieri bashkë me to janë ndryshe sot”, ka thënë Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!