Ish-sulmuesi i Chelsea dhe Real Madridit, Eden Hazard, mund të vazhdojë karrierën te Crystal Palace. Lajmi bëhet i ditur nga Transfer Football.
Sipas burimit, klubi londinez është gati t’i ofrojë 32-vjeçarit belg një kontratë një vjeçare.
Hazard ka luajtur më parë në Angli për Chelsea. Anësori ka luajtur për këtë klub nga viti 2012 deri në vitin 2019. Në total, anësori luajti 352 ndeshje për blutë, në të cilat shënoi 110 gola dhe dha 92 asistime.
Transfermarkt aktualisht po e vlerëson belgun 5 milionë euro. /G.D abcnews.al/