Pas 5 golave të shënuar në vetëm 4 përballjet e fazës kualifikuese të UEFA Champions League, ku u eleminua nga polakët e Rakoë, tashmë ish-“fantazisti” i Tiranës, Redon Xhixha është kthyer në protagonist edhe në kualifikueset e Europa League.
Azerët e Qarabag udhëtuan këtë të enjte drejt Sllovenisë, aty ku u përballën me skuadrën e Olimpia Ljubljana, duel ky që u fitua nga skuadra e Xhixhës, me rezultatin e pastër 0 me 2, ku protagonist ishte dhe shqiptari.
Xhixha asistoi te goli i dytë i realizuar nga Leandro Andrade në minutën e 44-të, ndërkohë që më herët kishte realizuar Medina në minutën e 32-të dhe tanimë me këtë rezultat, duket se kualifikimi për kampionët e Azerbajxhanit, mbetet një formalitet. /i.m /abcnews.al
SHIKONI ASISTIMIN: