Bilanc pozitiv për energjinë/ Më shumë prodhim dhe shitje në 2023

schedule14:22 - 24 Gusht, 2023

schedule 14:22 - 24 Gusht, 2023

Sektori energjetik në vend  ka  regjistruar një performancë pozitive. Prodhimi i energjisë ka pësuar një rritje të fortë me  37,8% në periudhën  prill –qershor të këtij viti. Sipas të dhënave të Instat për shkak të reshjeve  gjatë kësaj kohe rezerva  ujore dhe prodhimi nga hidrocentralet arriti vlerën 2.269 Gwh nga 1.647 Gwh energji të prodhuar në tremujorin e dytë të vitit 2022.

Kjo bëri që nevojat për energji të  plotësohen nga prodhimi vendas duke ulur  blerjet e energjisë  dhe duke rritur eksportet .Në raportin e INSTAT theksohet se Importi i energjisë elektrike shënoi një rënie me 46,5 % ndërsa  Eksporti bruto i energjisë elektrike arriti vlerën 786 Gwh nga 415 Gwh duke shënuar një rritje me 89.4 %

Përtej rritjes së prodhimit të energjisë edhe konsumi gjatë kësaj periudhe ka qenë më i vogël krahasuar e një vit më parë

Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në tremujorin e dytë të vitit 2023, u ul me 3,5 %.. Në rënien e përdorimit të energjisë elektrike nga konsumatorët kanë ndikuar konsumatorët jo familjarë, ku kemi një ulje të konsumit të energjisë elektrike me 7,3 %, ndërsa energjia e konsumuar nga konsumatorët familjarë është rritur me 1,2 %.

Po ashtu edhe humbjet e energjisë elektrike në rrjet dhe në shpërndarje kanë pësuar një ulje të lehtë. Këto  shifra janë tregues se sektori energjetik në vend  ka krijuar qëndrueshmëri  dhe nuk është ndikuar nga goditjet e tregjeve ndërkombëtare ku energjia preku çmime rekord.

 

PRODHIMI I ENERGJISE ELEKTRIKE

PRILL –QERSHOR 2023    2.269 GWh

PRILL – QERSHOR 2022    1.647 Gwh

EKSPORTI I ENERGJISE ELEKTRIKE

TREMUJORI I DYTE 2023                 786 GWh

TREMUJORI I DYTE  2022         415 GWh

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!