Derbi i parë i kryqeytetit për këtë sezon ka nisur, me Tiranën dhe Partizanin që kanë zbritur në fushë për të tentuar vetëm rezultatin pozitiv. Të dyja skuadrat janë përgatitur në maksimum për këtë sfidë, por dhe tifozeritë e të dyja skuadrave.
Para fillimit të takimit, pati një sherr masiv mes dy tifozerive, sherr që u shpërbe dhe tifozët u kthyen në tribunat e tyre. Pak minuta më vonë, u shpalosën dhe banderolat e tyre. “Tirona Fanatics” dhuruan spektakël me dy banerat gjigantë të tyre.
Një tabelë shahu bardheblu dhe një inskenim i një ekzekutimi me varje mori vëmendjen më të madhe, duke krijuar polemika në media dhe mes të pranishmëve në stadium./abcnews.al