Pasi është vlerësuar prej vitesh si një prej trajnerëve më të mirë në botë, Jose Mourinho tani e gjen veten pa punë. ‘Special One’ aktualisht po punon në studiot e Sky Sport, si analist sportiv. Mourinho, megjithatë, dëshiron të kthehet në krye të ndonjë skuadre. Pasi ka drejtuar Porto, Chelsea, Inter, Real Madrid dhe Manchester United, Mou është gati të rikthehet.
Sipas The Sun, Real Madrid nuk është dorëzuar për firmën e portugezit dhe do të tentojë të hapë negociatat brenda 72 orësh. Pas një fillimi me shumë ulje-ngritje të Zinedine Zidane, Perez e ka humbur durimin.
Madje, presidenti i Realit e shikon Mourinhon si trajnerin e duhur për të marrë më të mirën nga lojtarët që ka në grup. Hazard do të ishte futbollisti që do të përfitonte më shumë nga një ardhje e trajnerit portugez, pasi ka punuar më parë me të te Chelsea./abcnews.al