Metamorfoza/ Të arrestuarit kërkojnë ndryshimin e masës së sigurisë, Apeli cakton datën e seancës

schedule11:10 - 23 Gusht, 2023

schedule 11:10 - 23 Gusht, 2023

Operacioni “Metamorfoza”, Gjykata e Apelit  të Posaçme do të vendosë më 29 gusht, për kërkesën e biznesmenit Pëllumb Gjoka, oficerit të policisë Oltion Bistri dhe personave të tjerë të arrestuar që kërkojnë ndryshimin e masës se arrestit në burg.

Ata kundërshtojnë mënyrën proceduriale të mbërritjes së provave që përfshijnë mesazhet e përgjuara në aplikacionet SKY ECC dhe Encro Chat të zbërthyera nga autoritetet franceze.

Në orën 10:00 të 29 gushtit gjyqtarja e Apelit Saida Dollani do të vendos rreth kërkesave të të arrestuarve që kërkojnë ndryshim mase të sigurisë./abcnews.al