Vatra të mëdha janë regjistruar pasditen e së martës dhe në Turqi. Situata më e rënduar paraqitet në provincën e Canakales në veriperëndim të Turqisë aty ku flakët kanë përfshirë disa fshatra dhe kanë shkatërruar totalisht dhjetëra shtëpi.
The Turkish Ministry of Transport reported the closure of the Dardanelles Strait due to forest fires in the area of Çanakkale.
Vessel traffic in the Dardanelles is suspended completely in both directions. pic.twitter.com/wTSLQPWCLV
— NEXTA (@nexta_tv) August 22, 2023
Banorët kanë marrë urdhër që të evakuohen, ndërkohë që brigadat e zjarrfikësve po punojnë për të vënë në kontroll flakët. Aktualisht, raportohet të jetë ndërprerë dhe qarkullimi i mjeteve në zonat e rrezikuara, pasi masive të mëdha pyjesh po digjen.
Ministri i Bujqësisë, Ibrahim Yumakeli deklaroi për mediat vendase se deri në këto momente janë evakuuar banorët e 6 fshatrave, teksa fatmirësisht nuk ka humbje jete.
/abcnews.al