Putin: Rusia është e gatshme t’i rikthehet marrëveshjes së grurit nëse plotësohen kushtet

schedule21:55 - 22 Gusht, 2023

schedule 21:55 - 22 Gusht, 2023

Rusia është e gatshme të kthehet në marrëveshjen për eksportin e grurit në Detin e Zi nëse respektohen kushtet e parashikuara në favor të Moskës. Kështu deklaroi presidenti Vladimir Putin në një fjalim në videokonferencë në Forumin e Biznesit në prag të hapjes së samitit të vendeve të BRICS në Johanesburg.

Rusia njoftoi tërheqjen nga marrëveshja e grurit në korrik. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha pas pezullimit se Moska nuk do të ishte pjesë e marrëveshjes derisa të plotësoheshin kërkesat e saj për të eksportuar produktet bujqësore ruse në vende të ndryshme të botës.

Marrëveshja historike e ndërmjetësuar nga OKB dhe Turqia, siguronte kalimin e sigurt të grurit nga Ukraina drejt Afrikës, Lindjes së Mesme dhe Azisë, kontinente ku uria është një kërcënim në rritje dhe ku çmimet e larta të produkteve ushqimore kanë futur edhe më shumë njerëz në varfëri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!