Nuk i interesojnë milionat saudite, De Paul refuzon Al Ahli

schedule11:14 - 22 Gusht, 2023

schedule 11:14 - 22 Gusht, 2023

Rodrigo de Paul ka refuzuar një ofertë faraonike nga Al Ahli.

Klubi saudit ishte fokusuar për të gjetur një mesfushor qendre dhe argjentinasi ishte i përzgjedhuri. Oferta e Al Ahli në drejtim të Atletico Madrid ishte 32 milionë euro, duke i plotësuar në letër kërkesat e klubit spanjoll.

Por ai që ka hedhur poshtë këtë negociatë, ka qenë pikërisht mesfushori argjentinas. Ai ka refuzuar ofertën e klubit të Arabisë Saudite dhe ka shprehur vullnetin për të qëndruar nën drejtimin e Diego Simeone./h.ll/abcnews.al