Radhë të gjata janë krijuar në Portin e Vlorës për shkak të vonesës së një trageti. Gazetari Elton Nika raporton se trageti që duhej të nisej të hënën në orën 21:00 ka pasur probleme në Brindisi.
Sipas informacioneve, po kryhet një kontroll pas problemeve që shfaqi trageti ndërkohë që të shumtë janë ata të cilët duhet të kthejnë biletën për t’u nisur me tragetin tjetër./abcnews.al