Sulmet e Berishës ndaj SPAK/ Minxhozi: Është i frikësuar për atë që mund të ndodhë

schedule20:03 - 21 Gusht, 2023

schedule 20:03 - 21 Gusht, 2023

Analisti Skënder Minxhozi theksoi se Sali Berisha i druhet SPAK-ut. I pyetur nga gazetarja Juli Krisafi për sulmet e vazhdueshme të Berishës, analisti theksoi se ai është i frikësuar për atë që mund të ndodhë pasi lista e zyrtarëve që po goditen nga Struktura e Posaçme po zgjerohet shumë.

“Vë re që sa më shumë zgjatet lista e zyrtarëve socialistë të hetuar, aq më shumë acarohet Berisha. Ai do të duhej të gëzohej nga kjo listë por mesa duket doktori e di që ‘dardha e ka bishtin pas’ dhe pasi të jetë përfunduar guri i Sizifit në krahun e majtë, me siguri këtë gur do t’ia vënë në shpinë edhe të djathtës.

Po atakon për atë që mund të ndodhë. Dukshëm ka një frikë ndaj SPAK-ut, sepse përbën një thyerje dhe ka shansin që të kthehet në një thyerje epokale në jetën tonë politike si shtet. E quaj thyerje sepse është e vetmja palë që ofron jo thjesht një riciklim apo formule të tipit ‘more of the same’ por ofron diçka tjetër që t’i hyjë një verifikimi letrash dhe aktesh në pushtet që nuk ka ndodhur në këtë 30 vjet. Ndodhemi në hapat e para dhe ndër politikanët më të acaruar është Berisha“, theksoi Minxhozi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!