Vjet refuzoi Superioren, Allmuça “prek fundin” me Dinamon

schedule12:33 - 29 Shtator, 2019

schedule 12:33 - 29 Shtator, 2019

Dinamo është një klub me histori në vendin tonë dhe e vetmja krenari e viteve të fundit janë trofetë që kanë ngritur. Blutë po përjetojnë një periudhë të errët, pa fusha stërvitore dhe stadium. Problemet financiare kanë qenë prezente këto kohë, ndaj edhe këtë verë ka pasur largime të shumta.

Vjet te Dinamo shpresohej shumë në një rikthim në elitë, madje trajneri Igli Allmuça refuzoi ofertë e një klubi të Superiores. ABC News mëson se tekniku pati një propozim nga Laçi, por e tundonte ideja që të rikthente Dinamon në Superiore. Kurbinasit më pas emëruan si trajner një tjetër dinamovit, Artan Mërgjyshin.

Vera e këtij viti ka qenë ndryshe për Allmuçën dhe Dinamon, ndërkohë që edhe kampionati ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme. Blutë kanë marrë vetëm një pikë deri më tani. Një ditë më parë u mposhtën 3-0 nga Burreli dhe në renditje lënë pas vetëm Veleçikun, që i ka humbur të gjitha ndeshjet deri më tani.

Me këto ritme Dinamo rrezikon të bjerë në të Dytën, që do të ishte diçka shumë e keqe për këtë klub. Në janar do të duhet të bëhen ndërhyrje emergjente, për të shpëtuar nga më e keqja. /abcnews.al