United është i interesuar për Verrattin, pavarësisht marrëveshjes së mesfushorit të PSG me Al-Ahli

schedule16:06 - 20 Gusht, 2023

schedule 16:06 - 20 Gusht, 2023

Manchester United është i interesuar për Marco Verrattin.

Italiani tashmë ka një marrëveshje me Al-Ahli, por sauditët ende nuk mund të bien dakord me PSG-në.

Sipas GFFN, duke cituar L’Equipe, kalimi i mesfushorit te Manchester United nuk është jashtë diskutimit.

Më herët u raportua se PSG kërkon 50-60 milionë euro për italianin.

Në sezonin 2022/2023, Verratti bëri 38 paraqitje për PSG- në në të gjitha garat, duke dhuruar një asistim.

Është raportuar se trajneri i ri Luis Enrique nuk e ka në palenet e tij. /G.D abcnews.al/